Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Realizimi i tri punëtorive të PVH-së nga SH.M.L.M. “Dr.Xheladin Deda” – Mitrovicë

Më datën 7 Shkurt është mbajtur punëtoria e parë “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH)
Ky projekt, tashmë në vitin e tij të dytë në Kosovë, është zgjeruar dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna, duke përfshirë Prishtinën, Vushtrrinë, Fushë Kosovën, Podujevën, Obiliqin, Mitrovicën e Jugut, Ferizain, Gjilanin, Gjakovën, Prizrenin, Shtimen, Drenasin dhe Malishevën.
Sot, SHMLM “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë si pjesë e këtij projekti mbajti punëtorinë e parë me nxënës vullnetarë mbeshtetur nga diseminatorët Blerta Aliu Lajçi, prof. dhe Ajete Miftari Morina, prof.
Qëllimi i projektit:
Përfshirja e të rinjve nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe jo dhunën.
– Përfitimet për të rinjtë:
– Mundësi për të punuar në grupe dhe përmirësim i aftësive komunikuese.
-Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve shoqërore.
– Frymëzim për ndryshime personale dhe angazhim në aktivitete të dobishme.
– Çertifikime dhe letra rekomanduese për angazhimet e tyre.
Ky projekt mbështetet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Misioni në Prishtinë.
*Atmosferë pune, kreativiteti e bashkëpunimi e karakterizuan diten e sotme .

 

Punëtoria II 

Më 21 Shkurt është mbajtur punëtoria e dytë “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH)
Ky projekt, tashmë në vitin e tij të dytë në Kosovë, është zgjeruar dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna.
SHMLM “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë si pjesë e këtij projekti mbajtën punëtorinë e dytë me nxënës vullnetarë mbeshtetur nga diseminatorët Blerta Aliu Lajçi, prof. dhe Ajete Miftari Morina, prof.
Qëllimi i projektit:
Përfshirja e të rinjve nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe jo dhunën.
– Përfitimet për të rinjtë:
– Mundësi për të punuar në grupe dhe përmirësim i aftësive komunikuese.
-Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve shoqërore.
– Frymëzim për ndryshime personale dhe angazhim në aktivitete të dobishme.
– Çertifikime dhe letra rekomanduese për angazhimet e tyre.
Ky projekt mbështetet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Misioni në Prishtinë.
*Atmosferë pune, kreativiteti e bashkëpunimi e karakterizuan diten e sotme .
 
Punëtoria  IIII
Në kuadër të projektit
” Promovimi i Vlerave Humane” organizuar nga Kryqi i Kuq në bashkëpunim me shkolla ne nivel vendi, më 26 Shkurt SHMLM “Dr.Xheladin Deda” përfundoi me sukses punëtorinë e tretë.
Atmosferës së mirë të punës së palodhshme të të gjithë pjesëmarrësve iu bashkëngjitën edhe Kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës, znj. Feride Hyseni, kordinatori i PVH projektit, z. Armend Shala, sekretaret e degëve të Kryqit të Kuq nga të dy anët e qytetit tone si dhe drejtoria e shkollës.
Nxënesve dhe mesimdhënësve iu urojmë suksese në realizimin e projekteve që mbështeten në humanizëm e promovim të vlerave njerëzore ne shoqerine tonë!
Fakënderime dhe përgëzime për mësimdhënëset: Ajete Miftari dhe Blerta Aliu dhe nxënësit po ashtu, për parqitjen e tyre dinjitoze profesionale!

Realizimi i tri punëtorive të PVH-së nga SH.M.L.M. "Dr.Xheladin Deda" - Mitrovicë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*