Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, vizituam fëmijët e komunitetit Rom , Asbkali dhe Egjiptian në komunën e Fushë Kosovës.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të projektit Promovimi i Vlerave Humane nga Kryqi i Kuq i Kosovës. Ideja është të nxisim vetëdijesimin e prindërve dhe familjarëve për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve të tyre në moshat e hershme, nga 0 deri në 5 vjeç.
Duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e mosvaksinimit, nxënësit tanë bashkë me psikologen e shkollës znj.Ganimete Shala Gjokaj moren këtë iniciativë për të informuar dhe ndërgjegjësuar familjet mbi përfitimet që sjellë vaksinimi i fëmijëve. Gjatë vizitës, pas kontakteve të drejtpërdrejta dhe bisedave të afërta me prindërit, ata u bindën për rëndësinë e vaksinimit dhe u dakorduam që javën e ardhshme fëmijët e tyre të dërgohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë për të marrë vaksinat e nevojshme. Transportin dhe shoqërimin e fëmijëve deri në përfundimin e kësaj nisme do ta sigurojë Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Drenas,shkolles bashke me nxënësit dhe psikologen e shkolles


