Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Aktiviteti “Kultura përtej kufijve”

Aktiviteti “Kultura përtej kufijve”
Në kuadër të projektit “Promovimi i Vlerave Humane”, që realizohet nga Kryqi i Kuq i Kosovës, dje në shkollën tonë u mbajt aktiviteti “Kultura përtej kufijve” – një ngjarje e veçantë që synon të promovojë bashkëjetesën, tolerancën dhe respektin mes komuniteteve të ndryshme etnike.
Në këtë kuadër, u organizua një muze kulturor, ku secila etni e ftuar solli elemente përfaqësuese të kulturës së tyre, si: ushqime tradicionale, veshje, instrumente muzikore dhe sende të tjera karakteristike. Përmes këtij prezantimi, u theksua rëndësia e diversitetit kulturor dhe aftësia jonë për të jetuar së bashku në harmoni dhe mirëkuptim.
Pas prezantimeve, të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në vallëzim dhe aktivitete festive, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Ishin të pranishëm edhe mysafirë të nderuar, përfshirë Drejtoreshën e Arsimit, znj. Drita Kadriu, përfaqësues të tjerë institucionalë dhe televizioni Tëvë, që ndoqën dhe dokumentuan këtë ngjarje me interes të veçantë.
Ky aktivitet u bë i mundur falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të profesoreshave Blerta Aliu dhe Ajete Miftari, si dhe angazhimit të nxënësve, të cilët dëshmuan kreativitet dhe vlera të larta njerëzore.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*