SHMLM ”Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq finalizuan projektin e fundit me tematikë kundër dhunës
SHMLM “Dr. Xheladin Deda” – Mitrovicë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës në kuadër te projektit “Promovimi i Vlerave Humane” sot finalizuan projektin e fundit me tematikë kundër dhunës.
Me moton: “Dëgjo, Ndihmo, Ndrysho: Projekt Kundër Dhunës” për herë të parë në nivel lokal por edhe rajonal nxënësit e shkollës pjesëmarrës në këto aktivitetet bashkë me mësimdhënëset e tyre Blerta Aliu Lajçi dhe Ajete Miftari Morina do realizojnë Podcast me tematika që do i shërbejnë komunitetit tonë në luftën kundër dhunës dhe dukurive të tjera negative.
”Po ashtu do të përurohet kabineti që perveç ndihmës së madhe që do na ofrojë në Promovim e Edukim Shëndetesor do e përdorim edhe si hapesirë për realizimin e projektit”, thanë organizatorët, transmeton Ditori.
”Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në arritjen e synimeve dhe realizimin e këtij projekti.
Mirënjohës për punën e angazhimin e palodhshëm të nxënësve, mësimdhënësve, drejtorisë së shkollës dhe drejtorisë së arsimit në Mitrovicë për mbështetjen dhe përkrahjen moral”.




