Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

8 Maji – Gjithmonë. Në anën e humanitetit!

PROMOVIMI I VLERAVE HUMANE
Me rastin e 8 Majit – Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për 15 shkollat e mesme në Kosovë që janë pjesë e projektit Promovimi i Vlerave Humane. Falënderojmë 30 diseminatorët, profesorët dhe stafin dhe rreth 450 nxënësit që me përkushtimin dhe angazhimin e tyre, kanë realizuar projekte të jashtëzakonshme.
Motoja e këtij viti, “Gjithmonë. Në anën e humanitetit,” u reflektua në çdo aktivitet që nxënësit dhe mësimdhënësit ndërmorën, duke u bërë frymëzim për komunitetet e tyre.
🎉 58 Projektet e realizuara përfshijnë:
👉 Gjimnazi “Sami Frashëri” – Prishtinë
“Shpresa e Kuqe”
“Një frymë e re”
“Me ty!”
“Një botë, dy kultura”
👉 SHMM “Dr. Xheladin Deda” – Mitrovicë
“Të Bashkuar në Shenja”
“Unë = Ti qeshim së bashku”
“Të bashkuar, sytë tanë bëhen udhë për ata që shohin me zemër”
“Kultura përtej kufijve”
“Dëgjo, Ndihmo, Ndrysho”
👉 Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Drenas
“Dhuna krijon dhunë, ne japim paqe”
“Vaksinimi”
“Ylberi”
“Më afër natyrës, më larg telefonave”
👉 IAAP – Shtime
“Karroca”
“Bashkë për librin”
“Mozaiku kulturor”
“Dhuna nuk është forcë, por dobësi”
👉 Gjimnazi “Zenel Hajdini” – Gjilan
“Mbështetje në çdo hap”
“Mbështetja dhe kujdesi ndaj të moshuarve”
“Kur fjalët vrasin”
“Sporti bashkon”
👉 SHMP “Hoxhë Kadri Prishtina” – Fushë Kosovë
“Buzëqeshje për festë”
“Ti mundesh”
“Dritë në duar”
“Fuqizoje zërin tënd”
👉 Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren
“Pak nga ne çdo ditë”
“Unë për ty”
“Prizreni i shumë gjuhëve e një zemre”
“Mbrojtja e tokës, obligim apo sfidë”
👉 SHMM “Dr. Ali Sokoli” – Prishtinë
“Zëri i komunitetit”
“Vitae”
“Forcat e mirësisë”
“Një ndryshim”
👉 SHME “Kadri Kusari” – Gjakovë
“Tri gjenerata”
“Rreze dielli”
“Lexo dhe luaj”
“Vepro me zemër”
👉 SHMM “Elena Gjika” – Ferizaj
“Bleta e Fatit”
“Një dhuratë që ndryshoi çdo gjë”
“Kolegët Human”
“Zëri që s’u dëgjua”
👉 SHMT “Lutfi Musiqi” – Vushtrri
“Trajektorja”
“Ruaj dhe mëso”
“Një jetë pa dhunë”
“Ura e miqësisë”
👉 IAAP “Isa Boletini” – Podujevë
“Një Botë me Ngjyra”
“Ne kujdesemi për ju”
“Stop it”
“Ne për të tjerët”
👉 Gjimnazi “Hivzi Sylejmani” – Fushë Kosovë
“Diferencat na bashkojnë”
“Vizion me prekje”
“Bëhu Hero si Arushi”
“Thyeje heshtjen”
“Mozaiku kulturor”
👉 Gjimnazi “17 Shkurti” – Obiliq
“Dritë në heshtje”
“Një botë një zemër”
“Bashkë kundër dhunës”
“Një zë shumë ngjyra”
💡 Këto projekte janë dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për ndërtimin e një shoqërie më humane.
Një falënderim i veçantë shkon për diseminatorët, profesorët dhe stafin e shkollave, të cilët janë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja. Kontributi juaj ka sjellë shpresë në shumë zemra!
Gjithmonë. Në anën e humanitetit. ❤️
May be an image of 1 person, crowd and text
 
 

Al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*