Kryqi i Kuq, 24.04.2025
Në vazhdën e bashkëpunimeve dhe projekteve të ndryshme, patëm kënaqësinë të mirëpresim bashkëpunimin e radhës me grupin e nxënësve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Nxënësit realizuan me sukses misionin e tyre për dhurimin e “Kutisë së Vitalitetit”, e cila përmban pajisje për matjen e shenjave vitale, ndihmën e parë dhe ndërhyrjet në raste emergjente.
Gjatë aktivitetit, ata prezantuan gjithashtu një projekt mbi funksionet jetësore, matjet fiziologjike të rëndësishme dhe vlerat e tyre normale. Në vijim, nxënësit demonstruan përdorimin praktik të pajisjeve të kutisë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me nxënësit tanë, me qëllim që t’u ofronin njohuri bazë për pajisjet dhe mënyrën e saktë të përdorimit të tyre.
Ne shprehim falënderimet tona të sinqerta për Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” që na përzgjodhi të jemi pjesë e këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe edukativ.




