Më 3 Prill patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” – Prishtinë, në kuadër të një aktiviteti edukativ dhe vetëdijesues për shëndetin.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit tanë patën mundësinë të përfitojnë:
Matjen e tensionit të gjakut
Matjen e nivelit të glukozës në gjak
Matjen e peshës trupore
Matjen e temperaturës dhe fuqisë trupore
Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin mbi kujdesin shëndetësor dhe për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së matjeve periodike shëndetësore.
Faleminderit nxënësve të SHMM “Dr. Ali Sokoli” – Prishtinë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës për bashkëpunimin dhe angazhimin në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm!

