23.4.2025
Një Investim në Dije dhe Vlera
Sot në shkollën tonë u përurua me shumë entuziazëm biblioteka e re, një hapësirë që tashmë do të jetë në shërbim të nxënësve dhe stafit mësimor si vend leximi, studimi dhe zhvillimi personal.
Ky projekt u realizua në kuadër të iniciativës “Promovimi i Vlerave Humane”, nën përkrahjen e Kryqit të Kuq, dhe me përkushtimin e dy profesoreshave tona: Emine Tasholli Shaqiri dhe Besa Haxhiu Bislimi, në bashkëpunim të ngushtë me nxënësit tanë.
Krijimi i bibliotekës u mundësua falë mbështetjes së bizneseve lokale të Shtimes, të cilat kontribuuan me donacione dhe përkrahje të drejtpërdrejtë. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm donatorët, shefi i arsimit z.Lulzim Sahiti dhe mysafirë të tjerë të nderuar që përshëndetën këtë nismë të vlefshme.
Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti! Biblioteka do të shërbejë si një qendër e dijes dhe frymëzimit në shkollën tonë, duke nxitur tek nxënësit dashurinë për librin dhe vlerat e bashkëpunimit e solidaritetit.
Photo Credits: prof.Bujar Tërshani.




