Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Promovimi i Vlerave Humane – PVH

Promovimi i Vlerave Humane (PHV) është projekt përmes së cilit të rinjët si vullnetar edukohen për: hulumtim të nevojave të shoqërisë, përpunim projektesh dhe punë/praktikë të vetëorganizuar në terren përmes ndihmës direkte ndaj popullatës që është në nevojë. PVH është projekt në kuadër të Kryqit të Kuq të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut , që paraqet mbi të gjitha një mjet për të rekrutuar dhe siguruar vullnetarë të rinj për të gjithë institucionet pjesëmarrëse në projekt që janë të interesuara për rekrutimin e vullnetarëve. Përmes diseminimit dhe diturive për Kryqin e Kuq, promovimit të kulturës së dialogut, punës në ekip dhe punës direkte me popullsinë, si dhe prej përpunimit të projekteve të vogla, të rinjtë fitojnë edukim dhe motivim për praktikë të mëtejshme humanitare në kuadër të Kryqit të Kuq dhe Institucionit ku ata e praktikojnë punën e tyre. Poashtu të rinjtë nga prejardhje të ndryshme religjioze, kombëtare dhe sociale kanë mundësinë që të gjithë bashkë përmes një qasjeje interaktive të mësojnë për kulturën, komunikimin dhe Kryqin e Kuq. 

Programi paraqet mjet komunikimi-diseminimi në kuadër të shoqatave kombëtare, por edhe formë arsimore që i shtyn të rinjtë të krijojnë ndjenjë për kulturën e tyre si dhe ndjenjë për kultura të tjera. Promovon qasje aktive ndaj jetës, marrëdhënie më të mirë me shkollën si dhe rekrutim, trajnim dhe sigurim i vullnetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*