4.4.2025 “Mozaiku Kulturor” në IAAP-Shtime – Festë e Vlerave dhe Bashkëpunimit
Në kuadër të Projektit “Promovimi i Vlerave Humane”, të mbështetur nga Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Shtime, në shkollën tonë IAAP-Shtime u mbajt me shumë sukses festivali kulturor “Mozaiku Kulturor”.
Ky aktivitet mblodhi së bashku nxënës, artistë dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme për të promovuar kulturën, tolerancën dhe vlerat njerëzore. Pjesëmarrës në këtë festival ishin:
• Nxënësit e IAAP-Shtime
• Gjimnazi “Naim Frashëri”
• Ansambli i këngëve dhe valleve “Ilirida”
• Grupi nga komuniteti ashkali me përfaqësuese znj. Arjeta Maliqi
• Shkolla fillore “Emin Duraku”
• Institucioni Parashkollor “Albiona Asllani”
• Dhe këngëtari i njohur Deon Vuniqi
Drejtori i shkollës, z.Labinot Rexhaj, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë për kontributin e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Ndërsa znj.Arjeta Maliqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunitar dhe vazhdimësinë e kësaj tradite të bukur kulturore në komunën tonë.
Një falënderim i veçantë për profesoreshat Emine Tasholli Shaqiri dhe Besa Haxhiu Bislimi, grupin e nxënësve vullnetar për angazhimin dhe përkushtimin në organizimin e këtij festivali, që shërben si urë lidhëse mes kulturave dhe brezave që është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave humane” që mbështetet nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Bashkë për vlera, kulturë dhe një të ardhme më të mirë!
Photo Credits: prof.Bujar Tërshani!





