Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Mural me mesazh përfshirës nga grupi “Dritë në Heshtje”

Mural me mesazh përfshirës nga grupi “Dritë në Heshtje” në shkollën tonë.
Grupi “Dritë në Heshtje” i projektit Promovimi i Vlerave Humane në kuadër të Kryqit të Kuq të Kosovës, realizoi së fundmi një mural të veçantë në ambientet e shkollës sonë, me temën:
“Dritë për të gjithë, çdo hap është i rëndësishëm.”
Ky projekt kishte për qëllim promovimin e bashkimit dhe përfshirjes shoqërore, me një theks të veçantë te mbështetja e personave të verbër dhe shurdhmemecëve. Mesazhi kryesor i muralit është se çdo individ, pavarësisht aftësive të tij, ka një vend të barabartë në komunitet dhe meriton të ndihmohet, të përkrahet dhe të përfshihet në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.
Muralin e vizatoi me përkushtim nxënësi Amar Grajçevci, të cilit i shprehim falënderimet më të sinqerta, së bashku me gjithë grupin “Dritë në Heshtje”, për kontributin e tyre në sjelljen e këtij mesazhi të fuqishëm në muret e shkollës sonë.
Ky projekt është një kujtesë vizuale që na fton të ecim së bashku, me respekt dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin, sepse çdo hap vlen, dhe çdo njeri ka dritën e tij.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*