Të shpëtosh jetë, fillon me dije!”
Nxënësit e shkollës së mjekësisë “ Ali Sokoli, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, mbajtën një ligjëratë praktike për nxënësit e shkollës “Mehmet Gjevori”.
Temat përfshinë:
Arresti kardiak – Hemoragjitë– Djegiet – Ndihma e parë në rast urgjence.
Një ditë e mbushur me dije, ushtrime praktike dhe përgatitje për të ndihmuar kur ka më shumë nevojë.
Ndër nxënësit ligjërues ishte edhe Blend Gashi, ish nxënës i shkollës sonë, i cili u shqua nga të pranishmit për mënyrën profesionale të demonstrimit.
I përgëzojmë edhe nxënësit tjerë pjesëmarrës dhe u urojmë shumë suksese!




