Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Organizohet turnir volejbolli në shkollën “Ali Sokoli”

Tradita vazhdon në shkollën SHMM.Dr.Ali Sokoli” Prishtinë

Nxënësit vullnetarë, në kuadër të projektit PVH-PHV të Kryqit të Kuq, mundësuan organizimin e një turneu emocionues në volejboll, duke sjellë kënaqësi për të gjithë nxënësit dhe njëkohësisht duke kontribuar për një kauzë të mirë.

Që nga dita e hënë, nisi shitja e biletave me një çmim prej 1.50€ për lojtarët nga çdo klasë. U organizua shorti dhe ndeshjet u zhvilluan për tri ditë rresht, për të arritur më pas në finalen e shumëpritur.

Ndeshjet paraprake u mbajtën me publik, ku çdo shikues paguante 0.50€ për hyrje. Sa më shumë që i afroheshim finales, aq më e madhe bëhej pritja dhe emocionet.

Sot u zhvillua finalja, e cila solli një pjesëmarrje të madhe nga nxënësit, të cilët krijuan një atmosferë fantastike, duke përkrahur ekipet me shumë entuziazëm.
 
Fituesit e turneut janë:
•Vendi i parë: Klasa 12/6
•Vendi i dytë: Klasa 11/7
•Vendi i tretë: Klasat 11/5 dhe 11/9
 
Pse kjo nismë?
ë gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për projekte afatgjata dhe të rëndësishme për komunitetin.
Këto projekte po zhvillohen nga vullnetarët e përkushtuar të Kryqit të Kuq, të cilët punojnë për të sjellë ndryshime pozitive, sidomos për ata që kanë më shumë nevojë.
 
Diseminatorët e projektit:
•Prof. Arlinda Bruqi
•Prof. Selvie Zeqiri
 
Një falënderim i veçantë shkon për Drejtorin e shkollës Dr.Flamur Bujupi i cili na përkrahu gjatë gjithë kohës dhe prof. Luljeta Shala, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm u kujdes për referimin e të gjitha ndeshjeve dhe mbarëvajtjen e turneut.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*