Klasë Inkluzive në ShFMU “Mihal Grameno” – Aneksi 3: Një hap i vogël në hapësirë, një ndryshim i madh në qasje
Sot, në ambientet e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” – Aneksi 3, u përurua Klasa Inkluzive – një hap konkret drejt ndërtimit të një mjedisi shkollor më të hapur, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë nxënësit.
Kjo klasë përfaqëson më shumë sesa një hapësirë mësimore – ajo është simbol i vlerave të përfshirjes, solidaritetit dhe humanizmit, vlera që synojmë t’i kultivojmë çdo ditë në arsimin tonë publik.
Ky projekt u realizua me përkushtim dhe përpjekje vullnetare nga nxënësit e gjimnazit “Hivzi Sulejmani” dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq, në kuadër të programit të Promovimit të Vlerave Humane (PHV), të cilët kontribuuan në organizimin dhe pajisjen e klasës me dashuri dhe përgjegjësi shoqërore.
Përurimi u përshëndet edhe nga drejtori i DKA-së në Fushë Kosovë, z. Fatlum Berisha, i cili vlerësoi këtë nismë si një shembull pozitiv të përfshirjes sociale dhe edukimit të ndjeshëm, si dhe nga drejtori i ShFMU “Mihal Grameno” – Aneksi 3, z. Sadri Emini, i cili ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për funksionalizimin e kësaj klase.
Drejtoria Komunale e Arsimit – Fushë Kosovë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e nismave që promovojnë barazi, përfshirje dhe kushte të dinjitetshme për çdo nxënës në sistemin tonë arsimor.
@followers @admiruesitkryesorë Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova SHFMU “Mihal Grameno” Aneksi 3 – Fushë Kosovë




