12.2.2025 DITA E PARË E TRAJNIMIT “PROMOVIMI I VLERAVE HUMANE”
Sot filloi cikli i tre ditëve të trajnimit për promovimin e vlerave humane, një nismë që synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe implementimin e konceptet si respekti, empatia, solidariteti, ndershmëria dhe toleranca në jetën tonë të përditshme.
Në këtë ditë të parë, përveç pjesëmarrësve të tjerë, ishin të pranishëm edhe drejtori i shkollës dhe sekretari i Kryqit të Kuq, iniciuesi i projektit. Të dy udhëheqësit morën pjesë aktive në aktivitetet e organizuara dhe bashkëpunuan me nxënësit, duke sjellë një dimension të rëndësishëm dhe frymëzues në këtë ditë trajnimi.
Përmbledhje e Dita e Parë:
• Hyrje dhe Prezantime:
Diseminatorët prezantuan objektivat e trajnimit dhe theksuan rëndësinë e vlerave humane në zhvillimin personal dhe shoqëror. Prezenca e drejtorit dhe sekretarit, të cilët u prezantuan së bashku me pjesëmarrësit, krijoi një atmosferë bashkëpunimi dhe respekti, duke nxitur ndarjen e përvojave personale dhe profesionale.
• Diskutime dhe Aktivitetet Interaktive:
Dita u pasua nga aktivitete interaktive dhe diskutime të hapura, ku pjesëmarrësit, përfshirë edhe drejtori dhe sekretari, u angazhuan në ushtrime praktike. Ky angazhim i përbashkët ndihmoi në thellimin e kuptimit të vlerave humane dhe në identifikimin e mënyrave se si këto vlera mund të integrohen në jetën e përditshme.
• Reflektim dhe Mësime të Nxjerra:
Në fund të ditës, organizuam një seancë reflektimi, ku pjesëmarrësit diskutuan ndikimin e aktiviteteve në perceptimet dhe sjelljet e tyre. Prezenca e figurave kyçe si drejtori i shkollës dhe sekretari i Kryqit të Kuq inkurajoi një reflektim të thellë, duke nxitur diskutime rreth rëndësisë së vetë-reflektimit dhe angazhimit për një transformim të vazhdueshëm personal.
Në ditët e ardhshme të trajnimit do të zhyten më thellë temat e paraqitura sot dhe do të zhvillohen aktivitete të reja praktike që synojnë forcimin e vlerave humane.
Ky fillim i frytshëm nxit një angazhim të përbashkët për krijimin e një ambienti më human dhe bashkëpunues, ku vlerat e respektit, solidaritetit dhe ndershmërisë janë në qendër të çdo aktiviteti dhe vendimi.
19.2.2025 DITA E DYTË E TRAJNIMIT “PROMOVIMI I VLERAVE HUMANE”
Punëtoria e Dytë e Trajnimit për Projektin “Promovimi i Vlerave Humane”
Sot, në shkollën tonë IAAP u mbajt punëtoria e dytë e trajnimit për projektin “Promovimi i Vlerave Humane”. Gjatë këtij sesioni, nxënësit morën pjesë me shumë entuziazëm dhe bashkëpunim në çdo aktivitet të zhvilluar. Atmosfera ishte dinamike dhe frymëzuese, duke nxitur diskutime të vlefshme mbi vlerat humane dhe rëndësinë e tyre në jetën e përditshme. Ky trajnim vazhdon të ndikojë pozitivisht në ndërgjegjësimin dhe formimin e karakterit të nxënësve tanë.
Suksese të gjithë nxënësve!
24.2.2025 DITA E TRETË E TRAJNIMIT
Projekti “Promovimi i Vlerave Humane”
Sot, u përmbyll me sukses edhe punëtoria e fundit me nxënësit e shkollës sonë në kuadër të projektit PVH – Promovimi i Vlerave Humane, mbështetur nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Falenderojmë të gjithë nxënësit pjesmarrës për vullnetin dhe entuziazmin e treguar gjatë gjithë këtyre punëtorive, si dhe dy desiminatoret e shkollës sonë, prof.Emine Tasholli Shaqiri dhe Besa Haxhiu Bislimi për gjithë angazhimin e tyre.
Një falënderim i veçantë shkon për sekretarin e degës së Kryqit të Kuq në Shtime, z.Lirim Halimi, drejtorin e shkollës sonë z.Labinot Rexhaj, që gjatë gjithë kohës ishin pjesë e punëtorive, duke ndarë përvojat së bashku me ne dhe duke na mbështetur maksimalisht.
Neve na mbetet të vazhdojmë me këtë entuziazëm edhe në realizimin e projekteve dhe synimeve tona!
Suksese, na priftë e mbara!





