Viti i dytë në PVH për Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” në Prishtinë
Së bashku ndërtojmë një shoqëri më të mirë!
Punëtoria e parë 12.02.2025
Trajnimi filloi në ora 12:00 dhe mbaroi në ora 13:40. Në fillim ishte drejtori, ndërsa gjatë gjithë punëtorisë ishte mentorja Prof. Selvije Makolli. Filluam me krijimin e rrethit në oborrin e shkollës, ku bëmë prezantimin tonë dhe domethënien e emrit, hymë në njërin nga kabinetët e shkollës vazhduam me paraqitjen e pritshmërive nga punëtoria e parë, si nga nxënësit ashtu edhe nga ne. Prezantuam para tyre qëllimet e PVH programit dhe të punëtorisë së parë. këto ishin të përgatitura në postere. I ndamë në 4 grupe, filluam me ushtrimin e parë “Secili historinë e vet”, lëshuam filmin dhe mbushën fletët “Rrëfim për një ide” dhe ushtrimin e tretë me formimin e fjalive. Vlen të ceket interesi i madh i nxënësve, përzgjedhjen e të cilëve e kishim shumë të vështirë duke marr parasysh dëshirën e tyre për pjesëmarrje.
Punëtoria e dytë- 21.02.2025
Trajnimi u mbajt brenda ambientit shkollor. Me që klasa ku e zhvilluam punëtorinë kishte pak hapësirë, dolëm në oborrin e shkollës dhe zhvilluam ushtrimin me litar, me ç’rast nxënësit kuptuan se bashkëpunimi mes tyre është i domosdosshëm. Kërkuam nga ta të na thonë pritshmëritë e tyre, i paraqesim pritshmëritë tona. Vazhduam me qëllimet, me gjërat tona të vogla. Pas këtyre shikuam me vëmendje video-klipin U2 dhe plotësuam posterin me pyetjet “Kush, Çfarë, Kujt dhe Si”. Lexuam tre shembujt e projekteve, të cilat i diskutuam së bashku. Teknika “Druri” ishte forma me anën e të cilës analizuam problemin dhe me të u munduam t’ua shpjegojmë se qasja duhet të jetë tek rrënjët, të gjejmë problemin dhe të drejtohemi tek pasojat. U dhanë informacione për definicionet Problem, Qëllim, Përfitues dhe Projekt. Pas një pauze, nxënësit i ndamë në grupe ku punuan projekte të cilat u bazuan në tekniken “Druri”. Me anën e këtyre e kuptuan edhe temën e projekteve –Njohje e dallimeve, në kuadër të së cilave do të punohen katër projektet.
Punëtoria e tretë- 27.02.2025
Trajnimi filloi në ora 10:00, mbaroi në ora 11:40. Gjatë kësaj kohe kishim prezentë RTV 21, në emision direkt. I njoftuam nxënësit se sot është punëtoria e tretë, me anën e të cilës do të mësojnë se si të dokumentohet çdo gjë që ata do të punojnë. Filluam me qëllimet, të cilat i patëm të vendosura në poster. Pas një ndërprerje nga ardhja e RTV21. Vazhduam me ushtrimin “Bletë dhe Lule”, ku i dhamë instruksionet dhe i ndamë në dy grupe. Grupi i bletëve dolën jashtë dhe Lulet mbetën brenda për të dëgjuar tekstin që u lexuam, të cilin duhet ta mbanin në mend sa më shumë, në mënyrë që tua përcjellnin luleve. Nxënësit pasi e kryen ushtrimin, kuptuan se pa pas të shkruar të paktën gjërat kryesore nuk mund të dokumentohet. U shpjeguam se ata duhet të dokumentojnë cdo lëvizje me foto apo video incizime në mënyrë që ato si proces t’i paraqesim në një video 2 minutëshe. Me paraqitjen e kritereve dhe fazave me të cilat vlerësohen projektet, punojmë edhe ushtrimin “Vlerësim i kritereve”, me ç’rast i lexuam shembujt dhe ata vendosën me çfarë note i vlerësojnë ato.
=