Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

PVH në “Elena Gjika” – Ferizaj organizon aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, më 22 prill 2025, shkolla jonë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, organizoi një aktivitet të veçantë në oborrin e shkollës, duke mbjellë fidane së bashku me nxënësit. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Promovimi i Vlerave Humane”, i cili synon të edukojë të rinjtë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë ndaj natyrës.
Drejtoresha e shkollës, znj. Bahrije Hoxha, theksoi rëndësinë e përfshirjes së nxënësve në aktivitete praktike që nxisin ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare. Ajo falënderoi Kryqin e Kuq të Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin shkollor.
Ky aktivitet simbolik i mbjelljes së fidanëve jo vetëm që kontribuon në gjelbërimin e ambientit shkollor, por edhe shërben si një mësim praktik për nxënësit mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe përkujdesjes ndaj planetit tonë.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*