Të ardhmen e ndërtojmë së bashku!
Me krenari ju prezantojmë me nxënësit tanë vullnetarë, të cilët në tri javët e fundit kanë kaluar nëpër tri punëtori të projektit Promovimi i Vlerave Humane në kuadër të Kryqit të Kuq të Kosovës.
Gjatë këtyre javëve, ata kanë mësuar, reflektuar dhe bashkëbiseduar mbi humanizmin, solidaritetin dhe rëndësinë e ndihmës ndaj njëri tjetrit. Tani, me zemër të hapur dhe vullnet të palëkundur, janë gati të hedhin hapin tjetër-implementimin e katër projekteve që do të sjellin ndryshime të prekshme në komunitetin tonë në muajt në vijim.
Këto momente të paharrueshme janë kapur përmes objektivit të Bleart Fetahu, i cili në mënyrë vullnetare ndihmoi t’i ruajmë kujtimet e këtij rrugëtimi të veçantë.
Ne besojmë tek ta. Tek kreativiteti, përgjegjësia dhe përkushtimi i tyre. Sepse kur rinia udhëhiqet nga vlerat e duhura, e ardhmja shkëlqen më shumë!
Le të vazhdojmë të mbështesim dhe të inspirojmë njëri tjetrin!




