

Të premten e shkuar, salla e sportit e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” u shndërrua në një kinema të vërtetë, ku nxënësit u mblodhën për të shijuar një natë plot argëtim, shoqëri dhe qëllim të mirë!
Ky event nuk ishte vetëm një mundësi për të mbledhur fonde për projektet e nxënësve të Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova, por edhe një moment i rëndësishëm për të forcuar ndjenjën e komunitetit, bashkëpunimit dhe socializimit mes të rinjve.
Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët tanë të mrekullueshme që e bënë të mundur këtë
aktivitet:
Ujë DEA – për freskinë gjatë gjithë mbrëmjes
Vipa Chips – për shijen e pakrahasueshme të patatinave
Frutti – për pijet e shëndetshme dhe energjike
Bleart Fetahu – për fotot artistike që i ka realizuar atë mbrëmje
Mbështetja juaj na motivon të vazhdojmë me iniciativa që sjellin ndryshime pozitive! Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj nate të veçantë – deri në eventin tonë të radhës!


