Nxënësit tanë po vazhdojnë me përkushtim aktivitetet në kuadër të garës së projektit PVH, të organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me DKA – Drenas, bashkë me psikologen e shkollës znj. Ganimete Shala Gjokaj , dhe Ylber Haxhiu profesor i Arteve në shkollën tonë.
Ata po përjetojnë emocione të veçanta dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesë.
Përmes këtij angazhimi, nxënësit po japin një kontribut të çmuar në krijimin e ndryshimeve pozitive, si në shkollë ashtu edhe në komunitet. Ata po zhvillojnë fushata sensibilizuese kundër dhunës dhe dukurive negative që prekin të rinjtë tanë.
Me shumë kënaqësi ndajmë me ju – qytetarë të nderuar, prindër, nxënës, staf i shkollës dhe të gjithë të interesuarit – se nxënësit tanë po shndërrohen në qytetarë aktivë, të vetëdijshëm dhe të përkushtuar për një të ardhme më të mirë.




