Ideja e katërt dhe e fundit në kuadêr të projektit ” Promovimi Vlerave Humane” është realizuar në përkujtim të Ditës Botërore të Librit, e cila mbahet më 23 Prill. Kjo ide është realizuar në organizatën jo – qeveritare Concórdia e cila mirret me projekte sociale.
Vullnetarët, diseminatorët, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjakovë Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova dhe mësimdhënësja e gjuhës shqipe Dafina Roka realizuan idenë “Lexo dhe luaj”. Njëherit dhuruan libra për fëmijet e organizatës ku dhe e krijuan këndin e librave. Faleminderit stafit të “Concordia” që së bashku na mundësuan realizimin e idesë!




