Become A Donation

Become A Donation
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Contact Info

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Mbështetja për Shoqatën e Shurdhmemecëve në Mitrovicë nga PVH-ja

Përshkrim i shkurtër nga aktiviteti  Humanitar në Shoqatën e Shurdhmemecëve

Gjatë zhvillimit të punëtorive në grup, u shqyrtuan disa ide për projektet që mund të realizoheshin për të ndihmuar komunitetin. Njëra nga idetë që u propozua ishte mbështetja për Shoqatën e Shurdhmemecëve në Mitrovicë.
– Arsyetimi për këtë zgjedhje ishte se kjo shoqatë ishte lënë pas dore, pa mbështetje adekuate. Pas vizitës që realizuam në shoqatë, u konstatua një gjendje e rënduar e ambienteve, ku tualeti dhe kuzhina ishin jo funksionale, muret të dëmtuara dhe kishte mungesë të materialeve për aktivitete edukative dhe argëtuese për anëtarët e shoqatës.
Pas vizitës, grupi ynë vendosi të ndërmarrë disa hapa për përmirësimin e kushteve të jetesës.

U fokusuam ne sigurimin e nje kuzhine, rregullimin e ambientit perfshire pjese te ndryshme si dhe sigurimin e paisjeve mjekesore per vlerësimin e parametrave vital si dhe siguruam dy aparate per degjim për personat në fjalë
Donator, mobilerinia “Veli”, që dhuroi mobilje për kuzhinën, mbeshtetje nga prinderit e nx vullnetar ne renovim te ambientit dhe pune e angazhim maksimal i mxenesve vullnetar te cilët me kreativitetin e tyre krijuam një ambient te pershtatshëm e atraktiv për aktivitete argëtuese, si shahu, pikado dhe punë me argjilë.
Ndër pajisjet e dhuruara ishin çanta e ndihmës së parë, pulsoksimetri, tensiometri, glukometri dhe aparate dëgjimi për dy anëtarë të shoqatës që kishin nevojë për to.

Me dateë 19 prill 2025, projekti u finalizua dhe anëtarët e shoqatës ishin shumë të lumtur dhe të emocionuar nga rezultatet. Ata morën po ashtu trajnim për përdorimin e pajisjeve mjekësore dhe mund të përdorin këto pajisje në mënyrë të sigurt dhe efektive. Ky projekt nuk ishte vetëm një ndihmë për ambientin, por edhe për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështetje për shëndetin e anëtarëve të shoqatës.

Ky angazhim i grupit tonë dëshmoi se me përkushtim, solidaritet dhe humanitet mund të bëjmë një ndryshim të dukshëm dhe të rëndësishëm për ata që kanë nevojë më shumë. Shëndeti dhe mirëqenia e komunitetit mbeten prioriteti ynë kryesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*